Misioni i Kampit:
Misioni i kampit në hapësirë është që t’u mundësojë fëmijëve të bëhen astronautë për një javë.
Me anë të projekteve për hapësirën, planetet, yjet dhe galaksitë, fëmijët do të kenë mundësi të kuptojnë konceptet dhe dukuritë përtej botës që e shohim me sy.
Ky kamp ka për qëllim rritjen e kuriozitetit te fëmijët me shpresën që këta të fundit të vazhdojnë eksplorimin e hapësirës edhe pa mjete të sofistikuara të tipit NASA.