Ky kamp do u mundësoj fëmijëve të jenë kreativ, të mendojnë në mënyrë kritike, të zgjidhin probleme dhe të punojnë në grupe sepse në këtë kamp fëmijët do të krijojnë projekte dinamike vetëm përmes kartonit.
Fëmijët do të mësojnë t’i kombinojnë krijimet me komponentë elektronik dhe pistona të ujit, për të krijuar vetura lëvizëse, helikopterë me helikë funksionale, krah mekanik të kontrolluar me ujë etj.
Në ditën e fundit fëmijët do të kenë mundësinë të krijojnë së bashku një Rube Goldberg, makinë që zë tërë hapësirën e klasës. Përmes projekteve që lidhen me inxhinieri mekanike fëmijët do të mësojnë se si punojnë makineritë e ndryshme, dhe do të zhvillojnë një kuriozitet mbi metodat se si pajisjet në jetën e përditshme funksionojnë.
Çka është Kampi “Jashtë kutisë, prej kutisë“
Në Kampin Veror përfshihen këto gjëra:
- Mentorim profesional nga mentorët dhe stafi i BONEVET
- Ambient të përshtatshëm për kryerjen e të gjitha aktiviteteve
- Të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme
- Mëngjesi
- Ujë dhe pije freskuese
- Fotografi
- Grup me barazi gjinore 50/50
Kampi nuk përfshin këto gjëra:
- Qëndrim jashtë orarit të agjendes
- Transporti
- Pajisjet nuk mund të mirren me vete edhe në shtëpi.