Misioni i Kampit:
Java e artistëve u mundëson fëmijëve të shprehin kreativitetin e tyre dhe të zhvillojnë një shfaqje me pasion e dashuri.
Fëmijët do të krijojnë vet shfaqjen e tyre duke krijuar skenën, skriptën, muzikën, kostumet dhe çdo detaj tjetër që hyn në përgatitje.
Duke menduar çdo detaj, duke punuar me dorë, e duke u përgatitur së bashku për shfaqjen e madhe, fëmijët do të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale e prezantuese, pa lënë anash edhe aftësimin e tyre për menaxhimin e kohës e zgjidhjen e problemeve.