Pesë ditë për të mësuar pesë fusha argëtuese dhe edukative për fëmijët!
Në ditën e Shkencës fëmijët do t’i ekspozohen lojërave dhe eksperimenteve nga kimia dhe fizika. Dita e Teknologjisë do të jetë e mbushur me aktivitete që përfshijnë robotë dhe sfida të programimit me blloqe. Në ditën e tretë fëmijët do të bëhen Inxhinierë duke ndërtuar objektet e tyre të preferuara.
E kur mësojnë për Artin, fëmijët do të eksplorojnë me ngjyra dhe teknika të ndryshme duke sjellur në jetë kreativitetin e tyre. Ndërsa dita e Matematikës do i bëj fëmijët të kuptojnë mësojnë se kjo lëndë magjepsëse është kudo rreth tyre dhe do t’i ndërlidhin konceptet e saj me jetën e tyre të përditshme.