Misioni i Kampit:
Misioni i këtij kampi, është që t’u ngjallë fëmijëve kurreshtjen dhe dashurinë ndaj shkencës. Fëmijët do të bëhen shkencëtar për një javë, e do të mësojnë rreth dukurive të ndryshme natyrore përmes eksperimenteve në bazë ditore.
Përmes eksperimenteve fëmijët jo vetëm që do të mësojnë rreth një dukurie, por ata do të mësojnë edhe si të nxjerrin rezultatet nga eksperimentet dhe si t’i paraqesin ato rezultate në raporte.