Misioni i Kampit:
Misioni i këtij kampi është vetëdijësimi dhe zgjerimi i njohurive të fëmijëve rreth trupit të njeriut, duke përfshirë anatominë, funksionin dhe përkujdesjen.
Çdo ditë do ketë fokus të veçantë në një sistem të caktuar, duke filluar nga sistemi skeletor dhe muskujt, organet, sistemi nervor e do të zgjerohet deri tek rëndësia e ushtrimeve fizike dhe ushqimit të shëndetshëm.
Fëmijët do të mësojnë për trupin e njeriut përmes lojës, punës në grupe dhe aktiviteteve kreative duke përdor littleBits, sensorë e mjete tjera që gjenden në hapësirat e BONEVET.