Kampi “Udhëtim në Kohë” ka për qëllim t’u japë fëmijëve mundësinë të udhëtojnë nëpër periudhat më të rëndësishme historike. Duke filluar nga e kaluara e deri te udhëtimi në të ardhmen, fëmijët transportohen në epokën e dinosaurëve, fillimin e qytetërimeve të para, kohët moderne si dhe do të parashikojnë se si do të duket bota qindra e mijëra vite më vonë.
Duke ndërtuar projekte me dinosaurë, eksploruar format e lashta të jetesës dhe projektuar të ardhmen, fëmijët do të mësojnë rreth historisë, biologjisë dhe kulturave të ndryshme – të gjitha këto duke zhvilluar mendimin kreativ dhe imagjinativ.