Ky kamp do të ngrisë vlerësimin që fëmijët e kanë për natyrën dhe do u mësojë atyre për rëndësinë e kujdesjes për florën dhe faunën. Lojërat në natyrë, ekplorimi, eksperimentimi dhe vetëdijësimi për botën që na rrethon do të jenë metodat përmes të cilave fëmijët thellësisht do të kuptojnë ndikimin që ne të gjithë kemi në natyrë. Duke mësuar për thellësitë më të mëdha të oqeaneve e deri te shtresat më të larta të atmosferës, për kafshët në zhdukje dhe rutinat ditore që reduktojnë mbeturinat, fëmijët do të thellojnë dashurinë për natyrën dhe do të fitojnë aftësi praktike që të ndikojnë pozitivisht në komunitetin e tyre.
Çka është kampi “Unë dhe natyra“
- Misioni i Kampit:
- Kur zhvillohet Kampi?
Ky kamp do të zhvillohet në datat:
21-24 korrik, 2021. - Orari
Çdo ditë nga ora 09:00 – 15:30
- Çmimi:
BONEVET Prishtina 80€
BONEVET Gjakova 60€Në këtë çmim përfshihen:
- Mentorimi profesional nga mentorët dhe stafi i BONEVET.
- Të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme për kryerjen e të gjitha aktiviteteve.
- Mëngjesi.
- Uji, pijet freskuese dhe frutat.
- Fotografitë dhe videot nga kampi.
Çka nuk përfshihet në kamp:
- Qëndrim jashtë orarit të agjendes
- Transporti
- Pajisjet nuk mund të mirren me vete edhe në shtëpi.
- Për moshat:
Për 6 – 9 vjeç dhe 10-14 vjeç.