Fëmijëve ju pëlqen të krijojnë. Kampi “Unë Ndërtoj Botën Time” ofron një eksperiencë unike dhe kreative për fëmijët dhe është një mundësi që ata t’i sjellin në jetë të gjitha idetë që gjithmonë kanë dashur t’i realizojnë.
Fëmijët do njoftohen me vegla punuese duke përdorur materiale të ndryshme, me qëllim krijimin e projekteve artistike si dhe të dobishme si shtëpitë e tyre, veturat, hapësirat punuese e shumë të tjera.
Për të krijuar realitetet e tyre, fëmijët do të bëhen arkitektë dhe dizajnerë të vegjël. Ata do të kombinojnë mendimin kreativ, shkathtësitë motorike, dhe arsyetimin logjik të mjeteve dhe objekteve që i kemi përreth.